VIDEO: Kur Luftar Paja përplasej ashpër me Edi Ramën për Violeta Manushin: Turp, ajo është krenari kombëtare
Edi Rama u shfaq para disa ditësh në nisjen e punimeve të Teatrit të ri Kombëtar.
Ai tha se ka qenë për shëmbjen e Teatrit të vjetër dhe ndërtimin e një të riu, që në kohën kur ishte ministër Kulture.
Në krah të tij ishte edhe aktori Luftar Paja.
Pikërisht me këtë të fundit, Rama pati atëhere një debat të ashpër.
Kjo, duke qenë se fjalimit të tij, Rama përmendi edhe brekët e aktores së madhe Violeta Manushi.
Paja u ngrit atëhere i revoltuar dhe i kërkoi Ramës që të ketë kujdes kur flet, pasi Manushi është pasuri kombëtare.
Që atëhere kanë kaluar shumë vite dhe tashmë si Rama, ashtu edhe Paja, janë në një mëndje për Teatrin e ri.
Por përplasja e tyre ka mbetur në histori.