4 Dhjetor, 2024

Një denoncim i rëndë dhe krahasimi i filmave të “komunizmit” me filmat e “demokracisë”, që tregon degradimin e sotëm

 Një denoncim i rëndë dhe krahasimi i filmave të “komunizmit” me filmat e “demokracisë”, që tregon degradimin e sotëm

Aktorja Cubi Metkaj ka denoncuar një regjisor që e ka ngacmuar seksualisht dhe i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një projekti.

E ftuar në “Zemër Luana”, Cubi u mundua ta shamngte fillimisht, por në fund e tregoi emrin e tij.

Ajo tha se bëhet fjalë për regjisorin Xhoslin Rama.

“Përderisa unë nuk e kam përmendur as më përpara këtë emër…. Ok do ta them…(hesht). Është regjisor filmi…, ok do ta them, është Xhoslin Rama,”- tha ajo.

Nga ana e regjisorit nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani.

Imagjinoni tani si ka degraduar kinematografia shqiptare pas viteve 90.

Nëse aktorët dhe regjisorët e atëhershëm punonin me pasion dhe pa asnjë përfitim material për të bërë art, sot duhet të hapësh këmbët për të fituar një rol.

Rasti i mësipërm nuk është i vetmi, pasi nëpër media flitet shpesh se sot që të bëhesh aktor dhe të luash në film apo në teatër, ose duhet të paguash shuma të mëdha parash, ose duhet të bëhesh dashnorja e regjisorit apo dikujt tjetër më të rëndësishëm.

Dhe cilësia normalisht pastaj do të lejë për të dëshiruar.

Mjafton të krahasosh filmat e para viteve 90, që edhe pse pa teknologjinë e sotme, janë shumë herë më cilësorë se sa filmat që janë bërë në ditët e sotme.

Kjo, sepse atëhere kishim të bënim me artistë të vërtetë, jo me njerëz që paguajnë me para apo me trupin e tyre, për t’u bërë artistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *