4 Dhjetor, 2024

Shteti harron Kadri Roshin në 100-vjetorin e lindjes. Revoltohet Agron Llakaj: Ku është shteti?

 Shteti harron Kadri Roshin në 100-vjetorin e lindjes. Revoltohet Agron Llakaj: Ku është shteti?

Familja e të madhit Kadri Roshi me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij ka vendosur të organizojë një pritje, pasi shteti nuk është kujtuar fare për këtë gjë.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar i revoltuar aktori Agron Llakaj me anë të një postimi në rrjetin social Insatgram.

Llakaj thekson se ky event nuk duhet të organizohej nga familja por nga bashkia, ose shteti shqiptar.

“Sot mora një ftesë nga Kliti (i biri i të madhit Kadri Roshi)…,e lexova ftesën dhe u revoltova, 100-vjetorin e këtij Gjeniu të kinemasë dhe teatrit shqiptar e organizon vet i biri…,po shteti, ku është shteti?!.. Po Bashkia e Tiranës?!

Mirënjohja dhe nderimi për këtë emër të madh, në këtë 100-vjetor duhet të kthehet në një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët.

Teatri eksperimental me gjithë respektin, është i vogël për Artin e Tij të pakrahasueshëm.

Le të tregojmë se jemi popull dhe komb i qyteteruar…

Le ta lexojnë edhe ata që promovojnë 10 cm tru si investimin më të rëndësishëm të shoqerisë…, të marrin masa për organizimin madhështor të këtij 100-vjetori.

Le të tregojmë se s’jemi popull facebook, instagrami dhe tik-tok.

Uroj të jetë dhe të realizohet si e tillë dhe siç e meriton Ai.

KADRI ROSHI, Nder i Kombit…,Legjendë”, ka shkruar aktori Llakaj në postimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *