13 Dhjetor, 2024

Rrëfimi i Ndriçim Xhepës: Qëndrova 3 muaj me shoferët e Laçit për të ngarë Saurrelin te roli i Tomës te ‘Flutura në kabinën time’

 Rrëfimi i Ndriçim Xhepës: Qëndrova 3 muaj me shoferët e Laçit për të ngarë Saurrelin te roli i Tomës te ‘Flutura në kabinën time’

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në një rrëfim të veçantë ka treguar fillimin e karrierës së tij në skenën e Teatrit dhe atë të filmit.

Ai ka treguar gjithashtu dhe detaje interesante nga roli që ka luajtur në filmin “Flutura në kabinën time”, teksa ka pohuar se ka qëndruar për 3 muaj me radhë me shoferët e Parkut të Kamionëve të Laçit.

Ndriçim Xhepa rrefen se ka qëndruar më ta për ditë të tëra duke i imituar gjestet, mënyrën se si hanin, si silleshin, madje gjatë kësaj kohe ai thekson se ka mësuar të ngasë dhe Saurrelin. “Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës.

Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, shprehet Xhepa.

“Padyshim filmi Flutura në kabinën time është një film që i rezistoi kohës sepse merret me thelbin e njeriut.

Toma është një nga personazhet më të dashura të miat.

Është I dashur për mua, por besoj se është bërë një personazh simpatik dhe I këndshëm për publikun. Nuk ka fat më të madh për një aktor kur i vjen një personazh në të cilin është I dëshiruar dhe dyjëzuar të luaj botën shpirtërore të tijën.

Ky dualitet  është punuar në biseda të vazhdueshme me regjisorin Vladimir Prifti, detaje më detaje duke i dhënë ngjyrë çdo fraze, çdo gjesti, duke iu referuar dhe përvojave njerëzore të karaktereve të ngjashme për ta bërë sa më bindëse dhe sa më të vërtetë.

Për të qenë i sinqertë këto role nuk realizohen dot vetëm dhe ngjizja interpretative me partneren time Luiza Xhuvani dhe ajo për mendimin tim ka patur një nga rolet më të mira të karrierës së saj.

Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës. Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla.

Për të arritur dhe për ta asimiluar për të mësuar realisht makinën. Në shumë episode dhe plane më është dashur që vetë Toma ta ngasë makinën. Nuk mund të gënjehet në film kur një makinë si të thuash në anën teknike, një plan të pandërprerë vjen me gjithë një kamion, vjen stopon dhe del nga kabina.

Dhe të duash të gënjesh, s’e bën dot! Pra në film Tomës këtij personazhi i duhej patjetër kjo llojë marrëdhënie me objektin kryesor me Saurrelin.

Kam bindjen që të ngelurit në memorien e shikuesit të një fraze apo të një fjale të një gjesti të hedhur, ngelet si pasojë kur dramaturgjikisht situata është e vërtetët dhe se saktë. Në momentin që krijohet ky trinom, dramaturgjik-regji-aktim, gjithmonë mbi boshtin e të vërtetës ka arsyen e plotë dhe logjikshme që fraza të mbetet në një kohë të gjatë në mendjen dhe kujtesën e spektatorit”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *