4 Dhjetor, 2024

Mevlan Shanaj emicionohet: Faleminderit Gjirokastër, jam i shastisur nga dashuria juaj. Më bëtë të skuqem nga respekti që treguat

 Mevlan Shanaj emicionohet: Faleminderit Gjirokastër, jam i shastisur nga dashuria juaj. Më bëtë të skuqem nga respekti që treguat

Nga Mevlan Shanaj

Mësojeni: Publiku i uritur për Art është gjirokastriti!

Para disa ditësh shkrova për Festivalin e Teatrove në Gjirokastër që nisi në dt 5 nëntor dhe mbyllet më 11 të premten. Jam i mahnitur gjatë këtyre ditëve nga interesimi i publikut të këtij qyteti!

Një publik që të jep krenari! Salla mbushet përnatë me familjarë të civilizuar!

Reagimi gjatë shfaqjeve! Më ktheu pas në vitet e adoleshncës në madhështinë e ritualit teatër publik në Teatrin Popullor të Tiranës së asaj kohe!

Gjirokastritët nuk rreshtin së duartrokitur aktorët! Është shumë emocionuese ky çast i përnatshëm!

Tërë këto ditë nëpër qytet më duket si një festë kombëtare mënyra se si të përshëndesin njerëzit në rrugë!

Në ngjitjen më të vështirë, ndalojnë makinën dhe të thonë: Mirë se na keni ardhur në Gjirokastër! Jeni krenari kombëtare!

Sa shumë të mpakin fjalët e këtyre njerzëve! Me sa përgjegjësi ngarkohesh!

Faleminderit Gjirokastër që më ke bërë të skuqem nga respekti juaj!

Një mikpritje të pa krahasuar në çdo hap të qytetit! Jam i shastisur!

***

Gjirokastra! Emër që më së shumti të çon në legjendë se në realitet! Nuk jam në gjendje ta spiegoj arkitekturën krejtësisht të veçantë dhe shumë sugjestionuese në imazh, po nuk arrij të kuptoj vështirësitë e jetesës me këtë infrastrukturë!

Nuk kuptoj përse kanë ndërtuar jetën e tyre nëpër gurë që duhet të kacavirresh! Shumë bukur për turistët të cilët këtë vit vazhdojnë të jenë nëpër qytet!

Gjirokastritët të ngjeshur me njëri tjetrin si në një autostradë me rasa guri sa mund të ecësh nëpër çati!

Ndihen të gjithë si teoricinë të jetës për të shpalosur krenari! Rri i dëgjon dhe bindesh se emra shumë mbresëlënës janë lindur e rritur në këtë pejzazh gri!

Mos gria të jep mënçuri apo besim! Jam i vonuar për tu bërë gri! Ndihesh në gjysëm ëndrre kur je këtu! Në Gjirokastër në çdo stinë guri mbetet ashtu siç

Ka lindur! Të mbetet në mendje një

botë gri që nuk harrohet! Ti kur largohesh kupton se ke rënë në dashuri me qytetin gri! Me gurët! Përjetësisht mbetesh i malluar apo i dashuruar me pllakat e gurta gri të çative të një qyteti që ruan të njëjtën pamje në heshtje ndër vite!

Vazhdon të shkruhet” Kronikë në gur”këtu nisur publikisht që nga 1971 . Po dëgjoj tani në sfond” Vojsava Alia” Xhan Vito”(kujtova se vije te unë, ti veje ku keshe punë)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *