Rrëfimi i Matilda Makoçit: Nga ekrani dhe Shqipëria u shkëputa për arsye personale. Me Edin s’kam asnjë kontakt
Matilda Makoçi , aktorja e famshme e vitive 80-të, në një intervistë të rrallë për emisionin ‘Exclusive’ në Top Channel, disa kohë më parë, rrëfeu jetën e saj në 27 vitet e munguara nga ekrani dhe publiku që e admironte.
Matilda u martua me Edi Ramën në fund të viteve ’80 dhe lindi djalin e tyre, Gregorin.
Pas divorcit me Edi Ramën, aktorja thotë se nuk ruan më asnjë kontakt me ish-bashkëshortin.
“Deri para 23 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj”, rrëfeu Matilda.
Një rikthim i shumëpritur nga të gjithë por që ngjalli dhe shumë kuriozitet me shfaqjen e saj në një ekspozitë, ku ajo recitoi disa poezi. Ku kishte qenë Matilda Makoçi, pse i kishte munguar publikut.
Me pothuaj 3 dekada të munguara ajo thotë se rikthimi nuk është i vonë:
“Jam shkëputur për arsye personale, dhe nuk më duket vonë rikthimi im edhe pse me poezinë dhe jo me aktrim.
Besoj se u prita mirë nga publiku. Nuk isha e emocionuar, nuk e kam ndjerë mungesën e publikut,” tha ajo.
Lidhur me rolet dhe filmat e saj Matilda shprehet:
“Të gjitha rolet i kam përzemër, kam luajtur në role dinjitoze dhe i kam të freskëta filmat.
Megjithatë filmi: “Të mos heshtësh” është një film që më ka emocinuar më shumë se të tjerët.
Me të gjithë regjizorët kemi qenë shok, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjizorit,” tha Matilda.
Thotë se për kolegët me të cilët ka luajtur filma ruan shumë respekt dhe me pak prej tyre ka ruajtur kontakte gjatë këtyre viteve:
“Kolegët (partnerët) e filmave janë shumë të respektuar nga unë, nuk mund të veçoj ndonjë.
Nuk kam ruajtur kontakte, me Ndriçim Xhepën jam takuar pasi u riktheva nga jashtë shtetit,” shprehet më tej Matilda.