Pëllumb Kulla tregon takimin me Enverin: Më la të bëhem artist, edhe atij i kishte ngelur peng të bëhej artist
Regjisori dhe shkrimtari i njohur Pëllumb Kulla tregoi për emisionin “Drejt” momentin kur ka takuar diktatorin Enver Hoxha lidhur me mos ndjekjen e shkollës për shkak të biografisë.
Kulla: I thash Enverit se dua të shkoj në shkollë dhe Enveri ndaloi e më priti mirë.
Ruaj një sektor të veçantë për këtë moment, jo për figurën e tij sepse çfarë nuk kam shkuar për dëmet që i ka sjellë vendit dhe historisë së vendit.
Ai më tha pse nuk bëhesh inxhinier. Unë i thash që mendoj se bëhet inxhinier i mirë ai që ka qejf të bëhet inxhinier.
Mua nuk më linin që të bëhesha artist për shkak të biografisë. Edhe Enveri më tha se e kishte peng që nuk u bë artist.
Nuk e njihte gjyshin tim fare. Një fjalë e tij u desh që të shkoja në shkollë.
Kulla u shpreh se të parët e tij nuk kanë bërë asnjë krim se nuk është krim që të shërbesh me Zogun dhe të duash të arratisesh.
Kulla: Të parët e mi nuk kanë bërë asnjë krim se nuk është krim që të shërbesh me Zogun dhe të duash të arratisesh.
Gjyshi im u kthye dhe u dënua me pushkatim. Ishte në parlamentin në kohën e Zogut, ka qenë roje e parlamentin dhe zv. kuestor në kohën e Italisë fashiste.
U pushkatua gjyshi im dhe shumë të tjerë nga familja ime dhe me këtë gjë kam pasur rast që të merrem me historinë e familjes time.
Kulla u shpreh se ka bërë një herë skeç me ballistë që rrinin roje dhe u futeshin klandestinët dhe kalonin nën hundën e tyre.
Ai theksoi se ky material pati sukses dhe kishte shumë batuta që dolën nga aty.
Kulla: Kur kam bërë një herë skeç me ballistë që rrinin roje dhe u futeshin klandestinët dhe kalonin nën hundën e tyre.
Aty shkonin për të shitur patate, por ato ishin bomba.
Ia dhash Luftar Pajës dhe Hasan Bregut dhe ato dënoheshin nga kapoja e tyre me varje për këmbësh.
Ky material pati sukses dhe kishte shumë batuta që dolën nga aty.
E gjithë komedia zhvilloi mbi këtë maskim dhe pati efekt të madh, gjë e cila u pa në të gjithë republikën.
U shkruan për Vitin e Ri duke u realizuar brenda 2 ditësh.