4 Dhjetor, 2024

Lamtumirë, aktorit që shqiptarët e deshën aq shumë

 Lamtumirë, aktorit që shqiptarët e deshën aq shumë

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçari aktori i dashur, i paharruar për shumëkënd, Francesco Nutti.

Toskanasi i trishtuar mbylli sytë pas në periudhe të trazuar të jetës së vet personale që e kaloi në vetmi. Në atë vetmi që kaq shumë karakterizonte filmat e tij.

Një humor fin, njerëzor, i vërtetë, një buzëqeshje e palëvizur budiste të dikujt që e përshkroi kaq mirë Italinë dhe italianizmin në filmin e vet.

Nutti diti të ekspozojë pozitën komike, të brishtë të njeriut të thjeshtë, që teksa përplaset dhe keqkutpohet me jetën, shndërrohet me fatin e vet në një vëzhgues shumë të hollë të realitetit. Duke të kthyer buzëqeshjen edhe në një dramë. Sepse filmat e tij ishin kryesisht dramatikë edhe pse zhvillohen dhe shpalosen përmes humorit.

Modestia në veshje, ecje, pamje, të folur, ky ishte Nutti i dashur në filma.

Një anonim që donte të bëhej ushtar i fatit, atij fati të shtrënguar në kufijtë e një qyteti, një province, një mjedisi social depresiv. Duhet qeshur kurdoherë, por duke ditur se çfarë të duash.

Aktorë si Nutti vijnë një publiku të huaj si shqiptarët, ndryshe nga si e presin atë italianët.

Pavarësisht vlerësimeve të shumta, në kujtesë ai do mbetet për filmin “Gjithë faji është i parajsës”, mbushur me mesazhe, humanizëm dhe një fill aq të natyrshëm të fatit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Tutta colpa del paradiso, dove è stato girato

Madonna che silenzio senza Nuti - Fabrique Du Cinéma

Ornella Muti & Francesco Nuti | Ornella muti, Attori, Cinema

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *