4 Dhjetor, 2024

Miku i fëmijërisë së Bujar Asqeriut tregon historinë e trishtë të aktorit të njohur

 Miku i fëmijërisë së Bujar Asqeriut tregon historinë e trishtë të aktorit të njohur

Shoku i fëmijërisë së aktorit të njohur Bujar Asqeriu, Viku Bala, ka reaguar për faqen tonë Aktorët shqiptarë, pas publikimit të historisë së emrit të aktorit të njohur disa kohë më parë.

Kujtojmë që emri i vërtetë i Bujarit është Drini, por ai vendosi të mbajë emrin e vëllait të tij, që ndërroi jetë vetëm gjashtë muajsh.

Kjo histori konfirmohet nga miku i tij i fëmijërisë, që na tregon edhe si ishte Bujar Asqeriu në ato vite.

“E kam patur ne klase ne 8 vjecare dhe kemi qen gjithmonë ne tabelë te nderit!

Mamaja ime me mamanë e Bujarit ishin kusherira dhe mamaja ime ka patur te njejten fatkeqesi me njerin femije, pasi edhe ai vdiq si vëllai i Bujarit.

Ishte djalë, e quanin Viron dhe kur lindi vellaj tjeter mbas tij, e quajten Viron!

Shuuume histori e trishte!!

Bujari ka qenë nje djalë dhe njeri i mrekullueshem, shuuume i zgjuar, me te gjtha 10-a, absolut dhe shuuume i edukuar!!

Nuk i kuptoj disa njerez, qe padyshim nuk e kane njojtur faaare Bujarin nga afer dhe flasin keq per kete njeri dhe aktor te mrekullueshem”, thotë ai për faqen tonë.

Historia tragjike e emrit të Bujar Asqeriut, që në fakt nuk quhet ashtu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *