Historia tragjike e emrit të Bujar Asqeriut, që në fakt nuk quhet ashtu
I ftuar tek Rudina disa kohë më parë, aktori i madh, Bujar Asqeriu ka treguar për herë të parë historinë e emrit të tij që në fakt paska dy emra: një të vërtetë e një të ligjshëm.
“Vëllain tim të madh e quanin Bujar.
Ai ishte ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh.
Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes ai nuk po merrte frymë.
Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshtë nëna.
Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet.
Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar.
Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: Ç?është ky emër lumi??
Ata ishin stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por pastaj më thërrisnin vazhdimisht Drini.
E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë.
Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja.
Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”, rrëfeu Bujari, pra Drini.