4 Dhjetor, 2024

Letra e rrallë e Çerçiz Topullit: E fëlliqura Turqi shqiptarët i ka rrjepur e varfëruar, do bëjmë jetën kurban për t’u çliruar…

 Letra e rrallë e Çerçiz Topullit: E fëlliqura Turqi shqiptarët i ka rrjepur e varfëruar, do bëjmë jetën kurban për t’u çliruar…

Çerçiz Topulli është një ndër figurat e rëndësishme të historisë shqiptare, në luftën për pavarësi.

Ai është përjetësuar mbi të gjitha në filmin “Liri a vdekje”, rolin e të cilit e ka interpretuar me mjeshtëri Timo Flloko.

Por patrioti Çerçiz Topulli nuk ka qenë vetëm i pushkës, por dhe i penës.

Kjo duket në një letër që ai ka botuar në gazetën “Drita”, e cila botohej në Sofje, në vitin 1906.

Në këtë letër ai shkruan:

“E felliqura Turqi shqiptaret i ka rrjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi.

Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi.

As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia.

Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…”- (Gazeta “Drita” Nr. 86, dhjetor 1906).

Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Çerçizi shkruan tekstualisht:

“Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e gjdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nfa errësira, si jeta nga vdekja!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *