Astrit Çerma përlotet nga malli për Tiranën: Sa më mungon Tirana e atyre viteve…
Aktori i njohur Astrit Çerma, që tashmë jeton në Amerikë prej vitesh, është bërë nostalgjik për Tiranën.
Kuptohet, për Tiranën e atyre viteve që ka jetuar ai, jo për Tiranën e sotme.
Se këtë Tiranë të sotme, me kaq shumë ndryshime, vështire se do ta njihte, po ta vizitojë.
“Mbreme, aty nga ora 2.30 u zgjova dhe nuk merrte më prapë gjumi. Hapa televizorin…
Nje film italo-francez i Luciano Viskontit ne vitet ‘60 me Alen Delon dhe Renato Salvatore “Roku dhe vellezerit e tij”.
Ne e kemi pare aty nga viti 63…
Nuk di sepse nga ai film, tek episodi i tramvajit qe rreshqiste naten neper rruget e Milanos, Rroku perqafuar me te dashuren, ajo muzike e bukur xhazi…
Eh, mu kujtua Tirana e atyre viteve dhe cuditerisht Tirana ne mbremje me ditet me shi…
Ai i ndricim i vaket por i ngrohte; rruget e lagura por te pasterta; njerëzit nen cadra, tek e tek dhe dy nga dy; urbanet qe shkisnin ne çdo pese e dhjetë minuta; dhe qetesia, ajo qetesi qe te lejonte te degjoje melodine e bukur te shiut…
Ç’lidhje kishte filmi me kujtimet e mija?! Nuk e di…
Ju qe e keni pare filmin dhe qe e keni jetuar Tiranen e atyre viteve munde te me ndihmoni”, shkruan aktori i njohur, plot nostalgji e mall.