13 Dhjetor, 2024

“Jam krenar për tim bir”, rrëfimi emocionues i Gëzim Kames: E çau rrugën me shpatullat e veta dhe pa miq, se në Shqipëri ecën vetëm ai që ka mik

 “Jam krenar për tim bir”, rrëfimi emocionues i Gëzim Kames: E çau rrugën me shpatullat e veta dhe pa miq, se në Shqipëri ecën vetëm ai që ka mik

Regjisori Gëzim Kame, në një rrëfim tek ABC News, ka folur edhe për të birin, Genti Kame, i cili ka ndjekur rrugën e të atit, duke u bërë regjisor dhe aktor.

Ai ka thënë që fillimisht nuk donte që djali të bëhej regjisor, por në momentin që studioi jashtë vendit dhe bëri atje 50 filma, u ndje shumë krenar.

Kame ka theksuar se Genti ia ka dalë me shpatullat e veta, pasi në vendet perëndimore nuk ka miq që të çash rrugën.

Ai ka një specifik nga unë. Ai bëri një shkollë perëndimore, unë nuk kam dashur fillimisht.

Dihet kushtet që ishin atëherë dhe sot ka vështirësi, edhe prindi nuk do që ta fusi në atë rrugë që e njeh dhe i njeh vështirësitë e asaj rruge.

Por Genti ka pasur cilësira që fëmijë, që shkruante tregime të vogla, lexonte shumë, me gjuhët e huaja ishte shumë i mirë. Që në moshën 18-vjeçare fliste 5 gjuhë të huaja.

Ka ca tipare krejt të veçanta nga unë, shkollën e bëri në Paris, por po shikoj që ka ecur jashtëzakonisht mirë.

Këtu është edhe miku për të çarë rrugën, ndërsa atje ka qenë i vetëm, pa njohje, pa gjë. Edhe të bësh mbi 45-50 filma…

Ia ka dalë vetëm me shpatullat e veta dhe për këtë unë e vlerësoj në mënyrë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *