6 Tetor, 2024

Arben Dukë, o Arben Dukë, që lë mbrapa këtë bukë, këtë bukë për mot e jetë, se të uritur do ketë

 Arben Dukë, o Arben Dukë, që lë mbrapa këtë bukë, këtë bukë për mot e jetë, se të uritur do ketë

Jam poet e kam talent

Të shkruaj një testament.

Të shkruaj që ç’ke me të

Për ato që pas do lë.

 

Arben Duka burrë i zoti

Rrojti shumë edhe kulloti.

Nga qejfi, jo nga inati

I treti të tëra ç’pati.

 

As në thes e as në arkë

Mbrapa s’la asnjë qindarkë.

Kjo aspak nuk e ka prekur

Ç’i do paret një i vdekur?!

 

Do shkruaj që ç’ke me të

S’është se mbrapa s’la gjë.

La ato që kish në zemër

Pa dyshim një goxha emër.

 

Nxiu njëqind ton me letër

Shkroi për lolodhe për mbretër

Shkroi këngë e shkroi vargje,

Bukë të mirë gatoi në magje.

 

Arben Dukë, o Arben Dukë,

Që lë mbrapa këtë bukë.

Këtë bukë për mot e jetë

Se të uritur do ketë.

 

Do gjëmojë një zë i ndritur:

Hani ju o të uritur…!

Të shëndoshë e të sëmur,

Buka ime sju ngop kurrë.

 

Nepër shi e nëpër vapë

Do kërkoni prapë e prapë.

Do kërkoni e do gjeni

Atë bukë që la Arbeni.

 

Ndonjë ditë a ndonjë natë

Do bëni ndonjë uratë.

Dhe në paçi prapë uri,

Do ndizni ndonjë qiri.

 

Do më doni, ku ta dish,

Njëlloj si kryqin në kishë!…

 

28.08.2007

Arben Duka

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *