6 Dhjetor, 2024

Aktori rrëfen historinë e Poliksenit: Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën

 Aktori rrëfen historinë e Poliksenit: Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën

Ata ishin shumë të rinj kur u takuan. Robert Ndrenika student tek Artet, Polikseni kishte mbaruar Liceun Artistik.

A do të funksiononte lidhja e tyre nëse të dy do të ishin në të njëjtin profesion? Roberti mendonte se do të ishte e vështirë.

“Nga eksperienca e familjes time, edhe nga ajo që shihja aktorë burrë e grua në një punë, që në fillim mbase ishin mirë, po pastaj kishte edhe sherre dhe konflikte dhe nga eksperienca që mëmën e kisha arsimtare, ishte më e lehtë puna. Ndaj ndërroi degën Polikseni, u bë arsimtare për Gjuhë-Letërsi”, rrëfeu Robert Ndrenika në video-podcastin me Mira Kazhanin.

Sot, pas kaq vitesh, Ndrenika pohoi se sakrifica i dedikohej atij, por edhe vetë dëshirës së saj. Dikush do duhej të sakrifikonte veten për hir të familjes. Ishte Polikseni ajo që hoqi dorë.

“E bëri për ju këtë sakrificë? Ia kërkuat ju apo e bëri vetë se e ndjeu, për dashurinë tuaj?”, e pyeti Mira Kazhani gjatë bisedës.

“Po të dyja mund të thuash. Edhe njëra, edhe tjetra. Po nuk i doli keq edhe si arsimtare, për arsyen se bëri dy vajza. U bë një familjare e mirë, kurse teatri ka qenë i vështirë, jo vetëm për atë, po ka qenë i vështirë për turnera, për familjarët ka qenë i vështirë”, tha Ndrenika.

Të dy bashkë krijuan një familje të lumtur, me dy vajza, Elenën dhe Dianën, që sot janë trashëgimia më e madhe që Polikseni ka lënë. Sigurisht që edhe i madhi Ndrenika… Rolet e tij, gjithçka që ka dhënë për kinematografinë shqiptare, pjesërisht është edhe falë Poliksenit…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *