23 Dhjetor, 2024

Pëllumb Kulla tregon takimin me Enverin: Më la të bëhem artist, edhe atij i kishte ngelur peng të bëhej artist

 Pëllumb Kulla tregon takimin me Enverin: Më la të bëhem artist, edhe atij i kishte ngelur peng të bëhej artist

Regjisori dhe shkrimtari i njohur Pëllumb Kulla tregoi për emisionin “Drejt” momentin kur ka takuar diktatorin Enver Hoxha lidhur me mos ndjekjen e shkollës për shkak të biografisë.

Kulla: I thash Enverit se dua të shkoj në shkollë dhe Enveri ndaloi e më priti mirë.

Ruaj një sektor të veçantë për këtë moment, jo për figurën e tij sepse çfarë nuk kam shkuar për dëmet që i ka sjellë vendit dhe historisë së vendit.

Ai më tha pse nuk bëhesh inxhinier. Unë i thash që mendoj se bëhet inxhinier i mirë ai që ka qejf të bëhet inxhinier.

Mua nuk më linin që të bëhesha artist për shkak të biografisë. Edhe Enveri më tha se e kishte peng që nuk u bë artist.

Nuk e njihte gjyshin tim fare. Një fjalë e tij u desh që të shkoja në shkollë.

Kulla u shpreh se të parët e tij nuk kanë bërë asnjë krim se nuk është krim që të shërbesh me Zogun dhe të duash të arratisesh.

Kulla: Të parët e mi nuk kanë bërë asnjë krim se nuk është krim që të shërbesh me Zogun dhe të duash të arratisesh.

Gjyshi im u kthye dhe u dënua me pushkatim. Ishte në parlamentin në kohën e Zogut, ka qenë roje e parlamentin dhe zv. kuestor në kohën e Italisë fashiste.

U pushkatua gjyshi im dhe shumë të tjerë nga familja ime dhe me këtë gjë kam pasur rast që të merrem me historinë e familjes time.

Kulla u shpreh se ka bërë një herë skeç me ballistë që rrinin roje dhe u futeshin klandestinët dhe kalonin nën hundën e tyre.

Ai theksoi se ky material pati sukses dhe kishte shumë batuta që dolën nga aty.

Kulla: Kur kam bërë një herë skeç me ballistë që rrinin roje dhe u futeshin klandestinët dhe kalonin nën hundën e tyre.

Aty shkonin për të shitur patate, por ato ishin bomba.

Ia dhash Luftar Pajës dhe Hasan Bregut dhe ato dënoheshin nga kapoja e tyre me varje për këmbësh.

Ky material pati sukses dhe kishte shumë batuta që dolën nga aty.

E gjithë komedia zhvilloi mbi këtë maskim dhe pati efekt të madh, gjë e cila u pa në të gjithë republikën.

U shkruan për Vitin e Ri duke u realizuar brenda 2 ditësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *