“Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit” – Degradimi i aktorëve shqiptarë të sotëm

Aktori shqiptar, dikur kishte një emër të rëndë dhe ishte i respektuar në shoqëri.
Jo më kot, aktorët e para viteve ’90, sot janë njerëzit më të dashur për shqiptarët.
Por gjërat ndryshuan me shpejtësi pas viteve ’90, dhe aktorët, ashtu si gjithë shoqëria, kanë kaluar në një krizë të rëndë, nga e cila nuk po dalin dot.
Madje tani më shumë po bëhen të famshëm për degradimin e tyre, se për artin që bëjnë.
Ja merrni përshembull, dy aktorë të kohës së sotme: Laert Vasili dhe Gerti Ferra.
Ata kanë vendosur të hyjnë në Big Brother dhe aty kanë degraduar, duke sulmuar me akuza të llahtarshme njëri-tjetrin.
Lexoni debatin e mëposhtëm, për të kuptuar ku kanë degraduar aktorët e sotëm.
Debati:
Laert Vasili: Ty nuk të bën mirë pushteti. Ke përmendur emra ëngjëjsh këtu brenda, ke përmendur emra fëmijësh. Kush është emri që fillon me S? Kush është?
Gert Ferra: Vajza e shoqes time.
Laert Vasili: Ç’të duhet ty? Ty ç’të duhet me fëmijët e botës?
Gert Ferra: Unë e kam mbajtur atë fëmijë në dorë, o djalë i turpshëm.
Laert Vasili: Çfarë të duhet ty?
Gert Ferra: E ke sharë, e ke degjeneruar në mes të lokalit.
Laert Vasili: Ti para meje je ulur në gjunjë dhe më ke kërkuar ndjesë.
Gert Ferra: Kush mor?
Laert Vasili: Ti ti…
Gert Ferra: Ti je totalisht i pafytyrë.
Laert Vasili: Kjo është e vërtetë, ka edhe dëshmitarë.
Gert Ferra: Ti ke thënë hiqe nga puna..
Laert Vasili: Çfarë po thua?
Gert Ferra: Ti, ti, ti o i sëmurë.
Gerti: Je i pafytyrë totalisht. Ike dhe i the dikujt të më hiqte nga puna.
Ledioni: Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me Laertin brenda në Big Brother.
Gerti: Erdhi një dron me inicialen…
Ledioni: Iniciale që Laerti i njeh.
Laerti: Janë miq, kolegë të mi të nderuar. Akuzon produksionin.
Gerti: Do ta jap unë skenën ty tani. Ky njeri ndalon pikërisht te ai emër. I dashur Ledion dhe të dashur ju njerëz. Në momentin që ky dëgjoi emrin e Olta Dakut, ky ndaloi. Unë i thashë që nuk është Olta Daku, por është Olta Gixhari. Jo tha ky, është Daku tha tre herë. E përmendi të më intimidonte.
Laerti: Çfarë intimidimi thua?! Të ka sëmurur pushteti i liderit në shtëpi. Është Rozana Radi ajo, jo kjo tjetra. Që kur ke ardhur ke përmendur emra fëmijësh së vegjël.
Rozana: Na ka përmendur baballarë të vdekur.
Gerti: Edhe për atë do flasim.
Rozana: S’ka nevojë. Për babain tim flas vetë.
Gerti: Të njohin botërisht kush je o Laert. Na turpërove more.