13 Dhjetor, 2024

Vogëlushët e “Një vonesë e vogël” u ritakuan pas 42 vitesh dhe na emocionojnë

 Vogëlushët e “Një vonesë e vogël” u ritakuan pas 42 vitesh dhe na emocionojnë

I mbani mend me siguri dy nga fëmijët më të bukur të filmave shqiptarë të atyre viteve. Ajo është Juna, kurse ai Gentiani.

Në filmin “Një vonesë e vogël” ai është djali që kishte adresën e mësueses dhe që e humbi, kurse ajo është vajza që thoshte se e dinte shtëpinë e mësueses se ishte fqinjë me tezen e saj.

Të dy janë takuar pas 42 vitesh dhe kanë ribërë në foto një nga momentet e filmit.

Nuk kanë harruar të përshëndesin përmes tagg edhe fëmijët e tjerë të filmit, tashmë të rritur.

Foto e tyre është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, pasi na kujton një nga filmat me të cilin jemi rritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *