Vajza e tenorit të njohur shpërthen ndaj Festivalit të RTSH-së dhe ‘thumbon’ hapur Kozma Dushin
Festivali i Këngës në RTSH këtë fundvit është shoqëruar me polemika të shumta, nisur edhe nga lidhja ‘live’ që bëri me spektaklin ‘Big Brother VIP’
Një reagim ka ardhur edhe nga Mirela Athanas, vajza e tenori Xhoni Athanas, e cila është zhgënjyer nga Festivali i Këngës dhe ka ‘thumbuar’ edhe Kozam Dushin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se Kozma Dushi në Festival, kur mbajti fjalën foli për disiplinën e zërit dhe përmendi Gaqo Cakon, por jo Xhoni Athanasin, atë që vërtet ka pasur më afër në mësim sipas saj dhe që gjithmonë i jepte këto këshilla.
“Jo se kam gje kundra tij të thotë gjithcka që do për te madhin Gaqo Cako, por të themi atë që është, Xhoni ka qenë 10 vjet me i madh se Gaqo, dhe dukej akoma me i ri tani për të bërë humor. Keshtu qe Kozmai duhet te kishte ndoshta per shembull ate qe kishte me afer tij ne mesim. Xhoni nese kishte nje nga virtytet qe e cmonte dhe e permendte gjithmone ishte mirenjohja”shkruan ajo në postimin e saj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Po shof festivalin. Nuk eshte i nivelit qe prisja.
Koment: Kozma Dushi ka ngaterruar profesorin. Permendi ne festival qe ashtu te ri e ka mbajtur disiplina e rrepte, per te mbajture zerin, pa pire, etj., etj. Kete disipline nuk mund te mos mendoj se ka ardhur nga keshillat e profesorit te tij Xhoni Athanas, i cili vete mbante po ate disipline.
Per pak sa mendova se do te thoshte emrin e tij kur tha qe kam pasur nje shembull, kur ai filloi te thoshte fjalen profesor. Por jo, frymezim i tij per t’u dukur dhe mbajtur i ri me ate disipline etj. paska qene profesor Gaqo Cako.
M’u duk shume fallco, dhe e hoqa edhe ate simpati qe kisha per te, duke ditur se c’ka bere profesori i tij Xhoni Athanas per te dhe te vellain e tij. Jo se kam gje kundra tij te thote gjithcka qe do per te madhin Gaqo Cako, por te themi ate qe eshte, Xhoni ka qene 10 vjet me i madh se Gaqo, dhe dukej akoma me i ri tani per te bere humor . Keshtu qe Kozmai duhet te kishte ndoshta per shembull ate qe kishte me afer tij ne mesim.
Apo permendim ate qe na intereson me shume per momentin? Xhoni nese kishte nje nga virtytet qe e cmonte dhe e permendte gjithmone ishte mirenjohja.
Prandaj i morra keto rrjeshta per te thene ate qe duhej thene sepse boll kemi heshtur. Profesor Xhoni Athanas ka bere te pamunduren per edukumin e gjithanshem te Kozma Dushit. Pike.