Vajza e Rikard Ljarës kujton të atin e ndjerë: T’u bëftë shpirti dritë o babush
Vajza e aktorit të njohur Rikard Ljarja ka ndarë në rrjetet sociale disa foto familjare dhe kujtime me babain e saj, i cili humbi jetën tre vite më parë, pas një sëmundjeje të pashërueshme.
“Tani gjithçka do të jetë ndryshe për ne”, shkruan Lorena, vajza e çiftit të aktorëve, Marjeta dhe Rikard Ljarja.
“Për ne ka qene nje dite shume e dhimbshme. Per mua dhe familjen time….
Tani gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them babit mire u pafshim.
E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.
T’u befte shpirti drite o babush”, shkruan Lorena, për ndarjen nga jeta e babait të saj.
Në tre vjetorin e ndarjes së aktorit të madh ka pasur disa veprimtari përkujtimore, ndërsa miku i tij i ngushtë Mevlan Shanaj shfaqi një reportazh për të.
Ai tha se e ndjente detyrim këtë reportazh, duke qenë se nuk e përcolli dot për në banesën e fundit mikun e tij.
Kjo, për shkak të situatës së krijuar nga Covid.
Rikard Ljarja u nda nga jeta tre vite më parë dhe tashmë, sipas amanetit të vet, ai prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.