7 Tetor, 2024

Takimi prekës me një djalë invalid, Mirush Kabashi: M’u duk vetja shumë i vogël

 Takimi prekës me një djalë invalid, Mirush Kabashi: M’u duk vetja shumë i vogël

Aktori i madh Mirush Kabashi shprehet se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre dhe Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare.

Ai rrëfeu edhe një histori prekese që i kishte ndodhur me një adoleshent që ecte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

“Kam pasur një problem timin dhe isha në Dajt.

Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: ‘o xhaxhi xhaxhi…”.

I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste.

Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film.

Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment.

Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”- tha aktori i madh Mirush Kabashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *