Me “dajën” dhe “motrën” në tavolinë, Arben Derhemi lajmëron rikthimin e “Njerëz dhe Fate”
Përgatitjet duket se kanë filluar seriozisht për serialin shqiptar dramatik më të suksesshëm shqiptar “Njerëz dhe Fate”!
Aktori Arben Derhemi në një postim në rrjetin e tij social “Instagram” ka postuar një foto në një tryezë së bashku me dy aktorët protagonistë të serialit, Eni Jani dhe Alfred Trebicka.
“Gjithçka është ok… përgatitjet vazhdojnë…”, ka shkruar Derhemi në post, ndërkohë që e shoqëron së bashku me tre “emoji”.