SONDAZHI: Cili është filmi më i bukur dhe më i dashur shqiptar?
Kinemaja shqiptare sjell nostalgji, frymëzim dhe histori për të gjithë ne, ndaj pyetëm ndjekësit se cilat janë filmat e preferuar, por dhe librat, dhe përgjigjet ishin këto:
“Unë e dua Erën”, “Gjoleka, i biri i Abazit”, “Çifti i lumtur”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Unë, ti dhe Kasandra”, “Tinguj lufte” dhe “Jeta në duart e tjetrit”.
“Treni niset në 7 pa 5”, “Rrethimi i vogël”, “Flutura në kabinën time”, “Apasionata”, “Nëntori i dytë”, krijimet e Teodor Kekos dhe Azem Shkrelit.
“Rrugicat që kërkonin diell”, “Kur hapen dyert e jetës”:
“Gjeneral Gramafoni”, “Liri a vdekje”.
Filmat ku luan Robert Ndrenika, “Shqipëria si m’u duk”.
1 Comment
Të gjithë filmat shqiptarë janë të bukur…. Janë copëza jetë të thurura në artin e kinematografisë shqiptare. Kështu plotësojnë të tërën – japin një tabllo të traditave dhe vlerave më të mira të kombit. Do të veçoja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur ” për dimensionet e ngjarjes përtej kufijve.Në një vend të izoluar si Shqipëria… Monologu i nënës Nicë shumë i ndjerë. Lufta sjell vetëm shkatërrime atëherë dhe sot….
Ju përgëzoj për temat interesante që sillni me postimet tuaja.
Vlerat e traditës duhen ruajtur, përtej politikës, që në Shqipëri veçse i armiqësinë njerëzit me njëri tjetrin.