4 Dhjetor, 2024

Florian Binaj lë aktrimin dhe i bashkohet Berishës: Dua t’u hap sytë njerëzve, do jem peshkaqen kundër padrejtësisë

 Florian Binaj lë aktrimin dhe i bashkohet Berishës: Dua t’u hap sytë njerëzve, do jem peshkaqen kundër padrejtësisë

Aktori i humorit Florian Binaj ka hequr dorë përkohësisht nga profesioni i tij, për të prezantuar një emision në televizionin e familjes Berisha.

“Qëllimi i ‘Piranjave’ është të nxjerrim në pah disa fenomene të këqija të kësaj shoqërie, që dashje pa dashje me përditshmërinë mbulo, mbulo, mbulo shtretëzohen dhe vetëm pastaj kur shpërthejnë të gjithë ndihen keq.

Po pa diskutim në ndryshim nga televizioni ku ishim, këtu kemi gjetur një krah më të lirë, nuk na vijnë kështu: këtij mos, këtij jo, këtu nuk, këtë s’nuk”, shprehet ai.

Je në një fushë të re, çfarë do të thotë për Flor Binajn, ‘Piranjat’ në këtë moment të karrierës së vet dhe qasjes së vetes si një qytetar i angazhuar i këtij vendi?

Do të thotë një mundësi për të ndihmuar njerëzit, ose një mundësi për t’ju hapur sytë njerëzve, për t’i tundur pak nga ai zombizmi që i ka zënë të gjithë njerëzit, që janë bërë si të mpirë, si një shoqëri anemike që nuk reagojnë nga asnjë lloj stimuli.

Dhe po ta ndjekësh të gjithë rrugëtimin tim, ka qenë duke e thënë këtë gjë përmes humorit, pastaj duke e thënë përmes protestave dhe vjen një moment që kjo gjë nuk mjafton dhe duhet diçka tjetër më e fortë dhe ‘Piranjat’ erdhën në kohën e duhur.

E gjetëm njëri-tjetrin si të thuash në momentin e duhur dhe është një mundësi që t’i themi kësaj shoqërie, mos të presin të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, nga kozmosi, nga UFO-t apo nga shtetet e tjera, por jemi po ne që duhet të marrim frenat e këtij vendi. Ne duhet të kërkojmë atë që na takon.

Kështu që është në vazhdën e Flor Binajt

Pa diskutim. Pastaj për të gjithë ata që i ka marrë malli për humorin tim, po them që po punohet, nuk është se e kemi lënë pas dore. Për momentin tek ‘Piranjat’ jam një peshkaqen, por po shfrytëzohem sa një merluc dhe dalëngadalë do të ketë dhe më shumë ‘aneks’ dhe tek ‘Piranjat’, por edhe për gjëra të tjera artistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *