3 Dhjetor, 2024

Sakrifica e aktores shqiptare, që jeton në SHBA: Punonte si pastruese të rriste vajzën e saj

 Sakrifica e aktores shqiptare, që jeton në SHBA: Punonte si pastruese të rriste vajzën e saj

Aktorja Julia Ilirjani është kthyer në vëmëndje të publikut, pas pjesmarrjes së saj në Big Brother Albania.

Ajo prej vitesh jeton në Amerikë me vajzën e saj të vetme.

Kushëriri i Julias, Elton Ilirjani, thotë se ajo ka bërë sakrifica të mëdha për të bijën, duke punuar edhe si pastruese.

“Ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, u bullizua vajza e saj dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia.

Si një nënë e vetme, mori përsipër rrugën e Amerikës.

Nuk më telefonoi kur kishte nevojë nga ana financiare. Julia ka bërë punë shumë të vështira, ka arritur sa ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë.

Unë me të jemi ngritur bashkë dhe e dua shumë. Uroj që të japë më të mirën e vetes dhe të ndihmojë shumë gra shqiptare sepse është një personazh që duhet ta shohin me vëmendje”, ka thënë ai.

Julia ndër të tjera, në një deklaratë të saj, tha se kur shkoi në Amerikë, vajza e vet është abuzuar seksualisht nga një njeri i afërt i tyre, që fillimisht u ishte ofruar për t’i ndihmuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *