6 Dhjetor, 2024

Rudina e “Dy herë mat”: Shpulla e papritur që më dha Bujar Kapexhiu, m’u mbyshën sytë me lot

 Rudina e “Dy herë mat”: Shpulla e papritur që më dha Bujar Kapexhiu, m’u mbyshën sytë me lot

Manjola Begolli, një nga vajzat e vogla më të njohur të kinemasë shqiptare, për rolin e Rudinës tek filmi “Dy herë mat”, ka qenë e ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, për të folur pikërisht për filmin që e bëri të famshme.

Ajo tregoi se për rolin e Rudinës e përzgjodhi pikërisht Bujar Kapexhiu, që e kishte parë disa herë rastësisht në lagje.

Ndër të tjera, ajo kujtoi se si gjatë xhirimeve, kishte ngrënë dhe një shpullë nga Kapexhiu.

“Kur u bë kinoprova kam ngrënë një shpullë nga Bujari, pa e ditur.

E mbaj mend që tani mu mbushën sytë me lotë, më dilnin xixa”, tregoi ajo.

Skena më pas, nuk është futur në film.

Begolli tregoi dhe skenën e famshme me çokollatën, duke thënë se ato ishin me kursim dhe për këtë arsye u përdor një truk.

“Çokollatat sigurisht që ishin me kursim, të paktën për aq sa mbaj mend unë.

Mbaj mend që çokollata kafshohej, dhe sa më shumë harxhohej ajo, i futej një kompensatë për t’u dukur sikur ishte e plotë.

Sepse duhet të kuptojmë që në vitin 1986, ka qenë kulmi i varfërisë”, kujton ajo.

Begolli ndërkohë, zbuloi edhe se ajo s’ka ditur asnjëherë të luante shah dhe nuk mësoi kurrë.

“Të vetmen gjë që nuk kam ditur dhe që nuk e kam mësuar ndonjëherë, ka qenë të luaj shah.

Atëherë më pyesnin dhe po ato çokollatat dhe akulloret i haje vërtet, dhe pastaj po shah vërtet luan aq mirë”, tregoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *