4 Dhjetor, 2024

RTSH i mbyll derën “Njerëz dhe Fate”: Drejtori Alfred Peza nuk firmos fondet e miratuara!

 RTSH i mbyll derën “Njerëz dhe Fate”: Drejtori Alfred Peza nuk firmos fondet e miratuara!

Aktori Arben Derhemi ka deklaruar se Radio Televizioni Shqiptar i ka mbyllur derën serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aktori Derhemi ka deklaruar se drejtori aktual i RTSH-së, Alfred Peza, ka refuzuar që të firmosë fondet e miratuara për rikthimin e këtij seriali.

Derhemi ka theksuar se puna do të vazhdojë dhe për këtë u ka bërë apel të gjithë mbështetësve dhe fansave të serialit që ta ndihmojnë me sa kanë mundësi, nëpërmjet një ‘GoFundme’ që kanë krijuar.

“Mirëmbrëma dhe falenderojmë të gjithë dashamirësit e “Njerëz dhe Fate” për mesazhet e ardhura në drejtimin tonë. Por me lajmet e mira vijnë dhe lajmet e këqija.

Në këtë moment drejtori aktual i Radio Televizionit Shqiptar, me logjikën e drejtorit-pronar, nuk firmos fondet e miratuara.

S’kemi çbëjmë, por ne do të vazhdojmë punën, sepse një staf i dedikuar njerëzish kanë tre muaj që vazhdojnë punën.

Kështu që ju kërkojmë ndihmë juve, me anë të këtij “GoFundme” të gjithë dashamirësve dhe të gjitha fansave të “Njerëz dhe Fate”, të na ndihmojnë me sa kanë mundësi, me përulësinë më të madhe prej artisti. Iu falenderojmë,” tha Derhemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *