4 Dhjetor, 2024

Rrëfimi emocionues i Eva Alikajt për babain: Nuk do të doja asnjeri tjetër si babi im, si ky babi…

 Rrëfimi emocionues i Eva Alikajt për babain: Nuk do të doja asnjeri tjetër si babi im, si ky babi…

Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj ishte e ftuar në emisionin “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta mbrëmjen e së martës, me një lumë emocionesh që vërshonte nga vështrimi, fjalët e saj.

Krasta tentoi me të gjitha format, t’i shpartallojë “digat” që ngriti aktorja, duke i kërkuar që në fillim të intervistës t’i recitojë një poezi.

Dhe më pas, Krasta vazhdoi me goditjet emocionale: “Dua të të tregoj sot shumë pak foto, por njerën foto do të ta tregoj menjëherë. (I shfaq foton e prindërve dhe Evën e vogël krah babait).

Krasta: Pse ky njeri me humbjen e tij të ka pështjelluar ty kaq shumë?

Eva Alikaj: Babi im s’ka qenë i bukur, por këtu është i bukur. Babi ka qenë së brendshmi i bukur; mami ka qenë bukuroshe.

Ne jemi njësoj. Unë kam të njëjtin temperament dhe po ta vësh re, unë i ngjaj atij dhe kur isha e vogël thosha “shyqyr unë hundën s’e kam si ty”, se e kishte pak me kurriz (qesh), e kam si mami!

Por isha krejt si babi dhe nuk e di, nuk është se them që ishte babai i përkryer që unë do të kisha zgjedhur, por është, ishte babi im dhe unë isha gjithmonë e lumtur me të.

Për shembull, kur ishim në 1 Maj ose kur…Ai kishte një familje nga Labëria, patriarkale (mamaja ime vjen nga Korça) dhe unë doja gjithmonë ta nderoja.

Ata këndonin labçe, kurse unë…  ku këndoja?! Dhe unë aty aty ë ë  ë ë… kot, si fëmijë e vogël. Ose pinin raki dhe nuk e di pse unë doja të isha e denjë për të…”

VIDEO/ Nuk do të doja asnjë tjetër si ky babi im!' – Kur tregon Eva Alikaj

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *