Revolta e aktorit të njohur: Si u katandisëm kështu, sot bën filma Ermali, Luizi dhe Noizy
Kohët e fundit personazhet më në zë të momentit në botën e showbizit, kanë vendosur që t’i bashkohen kinematografisë, ku kanë prezantuar për publikun filmat e tyre.
Si fillim, ishte Ermal Mamaqi që ka bërë disa filma, ku në njërin prej tyre ishte si aktor në një fragment është edhe kryeministri Edi Rama.
Pas tij, ishin dy nga personazhet më të përfolur të ‘Big Bother VIP 2’, Luizi dhe Olta, të cilët u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Më pas edhe Donald Veshaj me Bora Zemanin.
Ndërsa së fundmi, një projekti kinematografik i është bashkuar edhe Noizy, i cili do të jetë si aktor në filmin e Blerim Destanit.
Nisur nga pjesëmarrjet e “VIP-va”, aktrori i njohur Neritan Liçaj ka ironizuar keq në rrjetet sociale.
Liçaj përmend Luizin, Noizyn, Ermal Mamaqin dhe kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan se tashmë pret që film të nxjerrë dhe Mandi Nishtulla.
“Unë e bona një film (si aktor), Ermali me Edin po, Luizi po, Noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet.
Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq”, shkruan Neritani në postimin e tij.