6 Tetor, 2024

Pse duhet fshirë “14 vjeç dhëndër” e kupton vetëm Gjino i demokratëve!

 Pse duhet fshirë “14 vjeç dhëndër” e kupton vetëm Gjino i demokratëve!

Nga Kreshnik Spahiu

Vendim anti-kombëtar: Partia Demokratike kërkoi sot, ndalimin e filmave para viteve 90.

– Pasi shkatërruan godinën 70-vjeçare,

– Pasi nuk prodhuan asnjë film 30 vite,

– Pasi zaptuan 100.000 metra2 hapësirë publike,

tani duan të fshijnë historinë dhe memorien artistike kombëtare!

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është filmi “Skënderbeu”.

Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike.

Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani.

Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon me uljen e numrit të filmave të importuar.

Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet.

“Shqipëria e Re” la në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike.

Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” ka qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

Pse duhet fshirë filmi, “Çifti lumtur” apo “14 vjeç dhëndër”?

Këtë vetëm “Gjino” i demokratëve e kupton…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *