Postimi emocionues i burrit të Shpresa Bërdëllimës: Pekja ime e dashur, malli për ty nuk shuhet kurrë
Arian Miluka, bashkëshorti i aktores së njohur Shpresa Bërdëllima, ka kujtuar të shoqen në ditën e saj të lindjes me një postim emocionues.
“11.04.59-11.04.23 Peka, 64 vjetori jot.
Çdo dite kur zgjohem jam i bindur qe je midis nesh, kthjellohem! E qarte!!!
Malli per ty ketu, e ylli jote atje nuk shuhen kurr.
Ani, Besi, Mina, Lorenso, e te tjere plote te afert, miq e dashamires. I perjetshem kujtimi Pekes
Bruxelles 11.04.23”, shkruan Arian Miluka.
Kujtojmë që aktorja e dashur do të mbushte sot 64 vjeç.
Fatkeqësisht ajo u nda nga jeta katër vite më parë, pas një sëmundje të rëndë.