“Paraja nuk është gjithçka në jetë” – Djali i Bujar Lakos, rrëfen “amanetin” e të atit
Bojken Lako ka folur për marrëdhënien me të atin, aktorin e ndjerë Bujar Lako.
Bojkeni tregoi se përmes tij, si çdo fëmijë, nga prindi ka mësuar shumë.
Por nga të gjitha këshillat vlerësonte njërën më tepër:
“Ai më ka thënë gjithmonë se leku nuk është gjithçka dhe unë me këtë parim kam ecur.
Shumë njerëz, sidomos artistët dalin nga parimet e tyre, bëjnë kompromise për më shumë para.
Mua kjo këshillë më ka shërbyer në përgjithësi për jetën, por edhe profesionalisht”, tha Bojkeni, i cili fillimisht hezitoi të veçonte njërën prej këshillave duke thënë:
“Ka aq shumë, sa më duhet të zgjedh njërën e të mos pendohem pse nuk ju thashë tjetrën”.
Dhe sigurisht që të thëna nga i ati, Bojkeni është përpjekur t`i vinte vëth në vesh.
Aq më tepër të thëna nga një njeri dhe artist i madh si Bujar Lako!