Njeriu dhe aktori i rrallë Mirush Kabashi, që nuk e mposhti dot as sëmundja e rëndë
Nga Endrit Shabani
Mirushi përveçse një aktor i talentuar, është një njeri i rrallë.
Prej tij kam mësuar shumë por do veçoja dy gjëra:
E para, modestia. Para çdo shfaqjeje Mirushi është i emocionuar si një student dhe përgatitet deri një sekond përpara se të dalë në skenë.
Ai nuk lejon kurrë që talenti, fama apo eksperienca e profesionistit t‘i japë “vetëbesimin” e arrogancës.
Ai e respekton audiencën dhe e çmon profesionin e tij me të njëjtin entuziazëm që ka njeriu në fillimet e veta.
E dyta, optimizmi. Pavarësisht problemeve që i sjell jeta, përfshi ato shëndetësore, Mirushi ka një optimizëm të rallë.
Atëherë kur shumë moshatarë të tij do preferonin një regjim shtrati Mirushi bënte 2 km not çdo mëngjes.
Tani kur shumë të rinj zgjedhin të ngrohtin e shtëpisë Mirushi bën 7 km ecje çdo ditë.
Dhe kjo këmbëngulje për të ecur përpara e ka bërë të kapërcejë sfida që shumë të tjerë do i kishin humbur.
Ky pasion për jetën e ka krhyer në një model që inspiron jo vetëm për mes artit të tij, por përmes shembullit që jep me jetën e vet.