13 Dhjetor, 2024

Një vit pa Zef Dedën, emocionon i biri: Puthini e përqafojini prindërit, se një ditë s’do i keni më

 Një vit pa Zef Dedën, emocionon i biri: Puthini e përqafojini prindërit, se një ditë s’do i keni më

Dje është shënuar një vjetori i ndarjes nga jeta, i aktorit të madh shkodran Zef Deda.

Me këtë rast është mbajtur edhe një ceremoni përkujtimore në teatrin Migjeni në Shkodër.

Djali i aktorit të madh ndërkohë, Julian Deda, ka bërë një postim emocionues.

Ai iu bën thirrje të gjithëve t’i duan dhe t’i puthin sa më shumë prindërit.

“365 dite pa ty Bos. Po te dergoj nje puthje si kjo ne foto.

Me mungon Babo! T’du fort!

Duajini, respektojini, perqafojini dhe puthini prinderit sa me shume, sepse do vije nje dite e do kuptoni, se kjo jete nuk mjafton per t’ja shprehur atyre gjithe dashurine”, shkruan Julian Deda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *