5 Dhjetor, 2024

Nga takimi me Robert Ndrenikën, te internimi – Rrëfimi i djalit të Qazim Mulletit: Çfarë ndodhi kur u shfaq komedia “Prefekti”, ishte e turpshme

 Nga takimi me Robert Ndrenikën, te internimi – Rrëfimi i djalit të Qazim Mulletit: Çfarë ndodhi kur u shfaq komedia “Prefekti”, ishte e turpshme

Në rrjetet sociale është përhapur një intervistë e dhënë nga djali i ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit, Reshiti, në vitin 2013 për gazetarin Luan Laze, ku rrëfente kujtimet me të atin.

Gjatë intervistës, ai prek edhe komedinë “Prefekti” dhe takimin me aktorin Robert Ndrenika që luante rolin e babait të tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë u kthyen në atdhe nga Roma eshtrat e Qazim Mulletit, për t’u rivarrosur, sipas amanetit të tij, në Tiranë, në Shish-Tufinë.

“Në shtator të ’44 iku babai, unë isha 14 vjeç. Vetëm mua ka pas fëmijë. Me nënën sillej mirë. Nuk ka qenë njeri nevrik, madje ia kishte lënë në dorë të gjithë kontrollin në shtëpi nënës sime.

Nga fundi i 1949 ne jemi internuar. Në vitin që u internova u bë edhe komedia, ndoshta ajo qe dhe një nga shkaqet që u publikua më shumë. Unë nuk e kam parë komedinë, ishte gjë e turpshme për mua se vihej në lojë babai im.

Unë isha në shkollë, në klasë të dytë gjimnaz, Qemal Stafa, ishte premierë nata e parë që do jepej dhe ishin të gjithë aty, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe të tjerë të Byrosë… por ishte dhe një grua sovjetike, mësuese.

Kur dola ditën tjetër për në shkollë, furi e madhe, ishte rritur kurioziteti i njerëzve, dhe doli fjala që e ka luajtur vetë i biri, dhe dolën ca njerëz dhe më thoni ‘si e talle babën e ashtu’, u thoja ‘unë që jo nuk isha unë’.

Edhe në shkollë e njëjta gjë. Orën e parë atë ditë kisha rusisht, ajo tha ‘Mulleti, mbrëmë në teatër të kam parë…’, këta të klasës aq deshën, ‘ky është’. Pastaj i qetësoi fëmijët dhe më pyeti mua. ‘ku është baba? Në Itali’ i thoja unë.

Robert Ndrenikën e kam takuar, ka nja 6-7 vite. Nuk mbaj inat me të. Madje një shok i thotë Ndrenikës, ‘djali jot është ky?’”, tregon djali i Qazim Mulletit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *