Disa fakte që ndoshta nuk i dinit për Artur Gorishtin
Artur Gorishti, i cili rishtazi luan rolin e Besmirit në “Njerëz dhe Fate 2”, është një ndër aktorët dhe regjisorët më të njohur në vend. Arturi ka debutuar në kinemanë shqiptare qysh në moshën 21-vjeçare dhe sigurisht, ka dhuruar role dhe performanca fantastike. Më poshtë, do të gjeni disa fakte që ndoshta nuk i dinit për Artur Gorishtin.
21 vjeç në një rol protagonist
Artur Gorishtit, nisur nga talenti i tij, i është besuar një rol i rëndësishëm, ai i Besimit te filmi kontravers “Dora e Ngrohtë” (1983). Për aktrimin e tij, Gorishti u vlerësua duke marrë çmimin kombëtar si Aktori më i Mirë.
Ka fituar çmime ndërkombëtare në Kanë e në Tokio
Artur Gorishti është një aktor i njohur edhe ndërkombëtarisht. Kontributi i tij në kinema ka bërë që prodhimet shqiptare të njihen edhe përtej kufijve. Për rolin e tij si Andrea në filmin “Patrullat” (2001), ai ka fituar çmimin si Talenti i Ri më i Mirë në Kanë dhe Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Më tej, roli i tij në “Gjoleka, djali i Abazit” si kumbari, e bënë një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Është gjithashtu regjisor, piktor dhe autor i talentuar
Artur Gorishti edhe regjisor, ku ndër filmat e tij më të mirë mund të përmendet “Winter Fireflies”.
Gorishti është një piktor i talentuar, i cili ka zhvilluar ekspozita në Amerikën e Veriut e më tej. Me veprën e tij “Singer & Beethoven”, Gorishti ka marrë pjesë edhe në “ArtKand”, ku në një intervistë për emisionin, e vlerësoi artin si “ushqim për shpirtin”.
Si një Peshk me një det të gjerë emocional dhe kreativ, Arturi ka shkruar edhe një libër me histori të shkurtër, “Dyert” (2013).
Është krahasuar shpesh me Johnny Depp
Le të mos e mohojmë! Artur Gorishti është një yll! Si një burrë elegant dhe me tipare tërheqëse, nuk kanë qenë të rralla rastet kur ai është krahasuar me Johnny Depp. Në rolet e tij, zakonisht, Arturi është mjaft interesant me një portret të mençur e të menduar, me sy të trishtë dhe melankolikë, por gjithnjë, arrin t’u japë një trajtë të re shprehëse dhe reflektuese.