6 Dhjetor, 2024

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Mitro: Krijoi ‘Liri a vdekje, ‘Dimri i fundit’, ‘Apasionata’ etj

 Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Mitro: Krijoi ‘Liri a vdekje, ‘Dimri i fundit’, ‘Apasionata’ etj

Kristaq Mitro, regjisor i disa prej filmave më të arrira të kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Mitro e ka dhënë aktori Mevlan Shanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pa kontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan aktori Mevlan Shanaj.

Emrin e regjisorit Kristaq Mitro e mbajnë prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare si filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Apasionata” etj.

Ndërkohë që në vitin vitin 1990 solli filmin artistik “Një vajzë dhe një djalë”.

Kristaq Mitro, i lindur më 1 dhjetor 1945, ishte edhe profesor në Universitetin e Arteve.

Ai lindi në Vlorë në 1 dhjetor.

Mitro ishte nderuar me titullin Artis i Merituar dhe njihej si një njeri i nderuar gjithashtu një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme botërore.

Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptare.

Filmat e Krista Mitros

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *