Mevlan Shanaj: Më mbeti peng që s’e përcolla dot për në banesën e fundit Rikard Ljarën, mora Marjetën në telefon dhe….
Regjisori i njohur Mevlan Shanaj sapo ka sjellë një dokumentar kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarjas.
I titulluar “Rikard”, dokumentari është një përmbledhje ngjarjesh, përshtypjesh, eksperiencash me miqtë duke përcjellë dimensionin personal të artistit.
I ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, regjisori ndalet në momentin e vështirë kur i erdhi frymëzimi për këtë dokumentar që është njëkohësisht edhe një homazh për mikun e tij.
Mevlan Shanaj: Iku në një kohë jo të bukur, ishte Covid-i në kulmin e tij, sapo kishte shpërthyer.
Ai ka ikur më 20 Prill, para 3 vitesh dhe siç ishte krijuar ajo goditja që edhe shteti nxori ligje, 4-5 veta ta shoqërojnë.
Por edhe unë jo shumë trim nga tërë kjo trysni e Covid-it, nuk shkova dot për ta përcjellë. Ai kishte lënë porosi të përcillej në Shkodër.
Por e ndiqja, më kishte mbetur këtu ngërç i madh, po e ndiqja në media.
Kur u kthye Marjeta nga Shkodra atë natë e mora Marjetën në telefon dhe i thashë ato fjalë që thuhen, pengun që më mbeti por Marjeta unë do t’ia shpërblej Rikardit me një dokumentar.
Më ka lindur ditën e përcjelljes që mungova dhe thashë do t’i kushtoj një dokumentar. Është një dokumentar shpirti, zemre.