Mevlan Shanaj kujton Jani Rizan: Ende s’e besoj dot ikjen tënde, ti kishe gdhendur dashuri te çdo njeri që kishe takuar
Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, ka kujtuar mikun e tij Jani Riza, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.
Ndërsa ka postuar disa foto me të, Shanaj shkruan:
“Në këtë rast ke dhimbje për artistin që iku aq herër nga një aksident!
Jani Riza mbetet përherë i pranishëm, ende askush nuk është mësuar me ikjen e tij.
Nuk më ka rastisur në jetë që pas kaq vitesh të mos flitet për njeriun e pangjashëm Jani Riza.
Ndodh në jetë që disa njerëz vijnë për të mos ikur nga kujtesa, nga dhimbja, ata udhëtojnë dhe jetojnë me ty shpirtërisht.
Në çdo çast ti nuk pajtohesh me ikjen. Po Jani Riza, nuk jam vetëm unë që ende nuk jam pajtuar me ikjen tënde. Besoj jemi mijra.
Ti kishe gdhendur dashuri te çdo njeri që kishe takuar. Ti le dashuri te çdo artdashës”!