3 Dhjetor, 2024

“Mendova vetëvrasjen” – Eva Alikaj rrëfen divorcin dhe rritjen e vetme të të birit: Ishte një ndarje e dhimbshme

 “Mendova vetëvrasjen” –  Eva Alikaj rrëfen divorcin dhe rritjen e vetme të të birit: Ishte një ndarje e dhimbshme

Aktorja e njohur shqiptare, Eva Alikaj, ka rrëfyer si rrallë herë ndarjen nga bashkëshorti vite më parë dhe vështirësitë e rritjes të djalit të saj, Xhinos, për të cilin tha se ishte nënë edhe baba.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eva është shprehur se divorci ka qenë i dhimbshëm për të, pasi dhe djali që kishe ardhur në jetë nga kjo martesë, ishte vetëm katër vjeç.

Ajo ka treguar se edhe sot, dajli i saj Xhino, nuk ka raporte me të atin, dhe pse ajo ka insistuar që ai të takohej.

“Isha dhe nënë edhe baba, sepse u ndamë me bashkëshortin. Xhino ishte katër vjeç. Ishte një ndarje e dhimbshme për mua. Nuk ka raporte me djalin. Kam dashur që Xhino të ketë kontakte me babain e tij, ai është austriak, por ai nuk e ndjen, nuk do, nuk mund të ndikojë. Para pak kohësh, Xhino erdhi në Vjenë, sepse rri në Zvicër, dhe prapë i thashë ‘takojë njëherë, si mik, pi diçka, mund të të bëj klik’, sepse unë e kam këtë, i fal njerëzit”, tha Eva.

Ndër të tjera, aktorja ka treguar se pengu më i madh që ka në jetë është fakti që nuk i ka dhënë më shumë përkëdhelje të birit dhe se nuk e ka shijuar sipas saj, rritjen e tij.

Eva rrëfeu se për shkak të kërkesës së llogarisë që kishte për të, që të ushtrohej në violinë, shpesh herë bëhej e bezdisur për Xhinon.

“Duhet t’i kisha dhënë më tepër përkëdhelje djalit, këtë e kam peng. Nuk ishte e mundur, isha nga Shqipëria, në Austri, një martesë një ndarje, ai ishte i talentuar për violinë. Nuk donte të ushtrohej, unë  i rrija nga mbrapa, dhe ose do ta llastosh ose do ta nxisësh të arrijë diku për të ardhmen e tij. Nuk e kam shijuar rritjen e tij. Edhe kur më duhet të punoja, merrej mami im me të, ia lash asaj. Sikur ta ktheja kohën pas, dhe të isha në ato kushte, përsëri do bëja të njëjtën gjë, sepse nuk kisha mundësi tjetër.

Unë nuk është se merresha me jetën time, e kisha ardhur në Shqipëri për të luajtur. Pas shfaqjeve shkoja në shtëpi e kontrolloja nëse ishte ushtuar me instrumentin, kishte luajtur, isha e bezdisshme, dhe kisha grindje. Kur i rri një fëmijë kështu, natyrisht e bezdis, por isha dhe babi dhe mami.

I thosha tim ati “nuk bëra gjë, e kam mërzitur Xhinon”, më thoshte “po ç’të bësh më moj Eva, i dhe gjënë më të bukur, profesionin, atë për të cilin ai është i zoti, ta bësh pa para, se me para e bëjnë të gjithë’ më thoshte”, rrëfeu ajo mes emocionesh në emisionin “S’e Luan Topi”.

Pas ndarjes dhe lindjes së djalit, Eva ka treguar se ka kaluar një periudhë depresioni, nga i cili e shpëtoi një vajzë që i hapi një adresë në Facebook.

“Ka qenë një fazë shumë e vështirë, depresive, kur isha në Austri, mendova të dorëzohem. Ishte pas ndarjes, pasi kishte lindur djali. Por, një vajzë më ka hapur Facebook dhe aty filluan njerëzit “o Eva, o ikona”, aty thash që unë jam, se njerëzit nuk thonë kot. Që nga ai moment, e deri tani, vazhdoj të eci përpara, rrëzohem, çlodhem, vazhdoj prapë”, tha Eva Alikaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *