3 Dhjetor, 2024

Luftar Paja: Berisha të vijë me mua, të marrim shkopin e të dalim në lulishte me nipat. Ja amaneti për Ramën

 Luftar Paja: Berisha të vijë me mua, të marrim shkopin e të dalim në lulishte me nipat. Ja amaneti për Ramën

Aktori i humorit, Luftar Paja, në një intervistë të rrallë, flet dhe për një amanet për Edi Ramën.

“Atëherë unë thashë “O ju qeveritarë që i premtoni këtij populli lugën me flori, mos bëni që t`i këndojmë hosanarave siç i këndoi kolegu im Kozma Dushi në Lumas të Beratit.

Populli nuk ka nevojë t`i këndosh me barkun bosh qeverisë. Populli ka nevojë që t`i këndosh për ato bëma që ka bërë.

I këndon Ismail Qemalit për atë që ka bërë pasi Ismail Qemali solli dhe vulosi pavarësinë”.

Këtë i thashë Edi Ramës. “Ti Edi Rama këto llafe që të thotë populli për punën, për jetesën e gjëra të tjera je në gjendje t`i mbash? Po.

Ndjesë pastë nëna ime më ka thënë i thashë “Që nëqoftë se nuk i shërben, familjes, shtetit, qeverisë e popullit guri gur mos ta paftë.

Kjo ishte e gjitha ajo që them në esencë, që kush nuk punon për këtë popull ç`e duam më?

I bukur jam vetë pavarësisht se mosha më ka shëmtuar pak,” thotë Paja.

Ndërsa mesazhi i tij për Berishën është: “Zotit Berisha i uroj që të ketë jetën e gjatë dhe t`i rrojnë ç`ka për zemër.

Po zoti Berisha bashkë me mua duhet të marrë shkopin e të dalim në lulishte e të përkëdhelim nipër e mbesa”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *