“Letër drejtuar vajzave të mia”. Çdo femër duhet ta lexojë e të reflektojë
“Të dashura vajzat e mia, sot festohet “Dita Kundër Dhunës ndaj Femrave”. Unë jam babai juaj dhe e ndiej detyrën të mos qëndroj pa i thënë disa fjalë. Janë fjalët e mashkullit të parë që ishte i pranishëm nëjetën tuaj dhe që ju flet në emër të çdo mashkulli, ama që me kalimin e viteve, do të distancohet sepse meshkuj të tjerë do të hyjnë në jetën tuaj për t’ju kapur për dore e për të ecur me ta.
Si një mashkull, e shoh si të tmerrshme përdorimin e forcës fizike për të zgjidhur një konflikt. Unë nuk ia kam ngritur asnjëherë dorën askujt. Nuk e kuptoj as se si munden ta bëjnë një gjë të tillë meshkuj të tjerëme femrën që kanë zgjedhur të duan. E di se dashuria mundet të mos zgjasë përgjithmonë, se ndonjëherëndjenjat zbehen, por askush nuk i përket askujt, as dashuria. Dashuria është ndjenjë përgjegjësie dhe kur e ndjen se nuk i përgjigjesh dot personit tjetër, ndarja duhet të jetë pasoja e drejtpërdrejtë, jo dhuna.
Unë shpresoj që mënyra se si unë e shoh, i flas apo jetoj pranë mamasë suaj të mbetet për ju një dëshmi e mirë e asaj çfarë do të thotë respekt, përgjegjësi, empati dhe reciprocitet brenda një lidhjeje. Shpresoj edhe që vështrimet që ju kam dhënë, apo fjalët që ju kam thënë, të jenë një model që do t’ju ndihmojnëpër të kuptuar se cilat janë vështrimet dhe fjalët që duhet të zgjidhni brenda lidhjeve tuaja të dashurisë qëdo të ndërtoni.
Duke u rritur, jam i sigurtë se nuk do të keni nevojë për një mashkull që t’ju mbrojë, sepse do të mësoni si t’ia dilni të vetme. Ama ndjesia e sigurisë brenda një marrëdhënieje do të jetë diçka që do të vazhdoni ta kërkoni. Gjithmonë. Dhe kjo ndjesi arrihet vetëm kur e kupton çfarë do të thotë ta respektosh dhe ta kuptosh personin që keni në krahë.
Të duash do të thotë të kuptosh realisht çfarë do të thotë “Po”, ose “Jo”. Janë të dyja përgjigje tepër tërëndësishme. Të thuash “Jo”, sa herë që dikush do të të shndërrojë në dikë që nuk je, apo që do tëndërhyjë në vendimet që do të marrësh për jetën tënde. Ama të kuptoni edhe të thoni “Po”, edhe atëherëkur për hatër të personit tjetër, duhet të merrni një vendim të vështirë që ndoshta cënon edhe interesat tuaja. Dashuria është sakrificë, është një ekuilibër i vështirë, ku askush nuk fiton apo humbet, ama pranëpersonit tjetër shndërrohesh në një person të ri.
Kur një marrëdhënie bëhet toksike dhe e dhunshme, fillon të ndihesh i vetmuar dhe i humbur, i mbushur plot me dhimbje në trup e në shpirt. Dhuna nga meshkujt i mëson femrat të bëhen agresive dhe tëdhunshme, kur ato duhet t’u mësojnë në fakt meshkujve për bukurinë e dashurisë, t’i bëjnë të kuptojnëvlerën e emocioneve dhe rëndësinë e të qenurit delikatë në momente të vështira. Një mashkull këto leksione nuk i mëson asnjëherë në komunitet me meshkuj të tjerë. I mëson shpesh në marrëdhënie me personin që do. I mëson duke mbajtur në krahë fëmijën e vet, kur bëhet baba. Aty ai kupton se kuptimi i gjithçkaje qëndron tek përgjegjësia, jo tek përkatësia.
Ky është mesazhi im për ju, vajzat e mia, si mashkull dhe si baba. Është gjë e bukur të jem babai juaj. Edhe pse fjala “paternalizëm” është një nga termat më të përdorur sot, nuk do të hiqja asnjë presje nga çfarë kam shkruar në këtë letër, edhe pse mund të konsiderohet si paternalizëm. Sepse të jem baba, më ka mësuar të jem mashkull, më shumë se çdo eksperiencë tjetër e jetuar deri më tani.
Nga babai juaj,
Alberto Pella!”