3 Dhjetor, 2024

Kujtimet e Enver Hoxhës: “Zonja nga qyteti” më fal një kënaqësi të madhe, Violeta Manushi, Pandi Radhi e Stavri Shkurti të emocionojnë

 Kujtimet e Enver Hoxhës: “Zonja nga qyteti” më fal një kënaqësi të madhe, Violeta Manushi, Pandi Radhi e Stavri Shkurti të emocionojnë

Filmat shqiptarë të para viteve ’90, emociononin edhe vetë Enver Hoxhën.

Emocione, që ai i shprehte edhe në librat që shkruante, ku ndër të tjera përmend edhe komedinë “Zonja nga qyteti”.

Ja çfarë shkruante Enver Hoxha, tek Vepra 66, “Të ruajmë si sytë e ballit thesarin e kombit dhe ta zhvillojmë tej”

“E kam fjalën për veprën «Zonja nga qyteti» që, personalisht, e quaj një pjesë me shumë vlera, e cila luhet edhe në skenë, në teatër, por është bërë edhe film.

Në çdo gjë të mirë që lidhet me të, përveç të tjerave, kam parasysh edhe autorin Ruzhdi Pulaha, edhe aktoren e shquar Violeta Manushi, edhe aktorin me shumë talent Pandi Raidhi.

Kur e shikoj këtë film ndiej një kënaqësi të madhe, rroj tok me këta artistë, pse në ekran apo në skenë është jeta reale ajo që na del përpara, është loja e përsosur e aktorëve në fjalë.

Asgjë nuk është artificiale në lojën që bëjnë artistët që përmenda më lart kur interpretojnë rolet e kësaj pjese.

Çdo episod aty është aq mirë i studiuar, për mendimin tim, sa është edhe i thjeshtë, origjinal dhe i vërtetë, që të tërheq, të emocionon, të bën të qeshësh, të gëzohesh dhe të gjitha këto i japin spektatorit një mësim dhe një edukatë të pashlyeshme.

E tillë është edhe loja aq e çlirët, aq e prekshme e artistit me talent Stavri Shkurti, i cili e personifikon sekretarin e Partisë aq të afërt, aq të dashur, aq të pjekur dhe plot dinamizëm.

«Ti m’u qepe si zamku pas letrës, ti më theve», i thotë atij në film Violeta në rolin e zonjës nga qyteti.

Është për këtë arsye që interpretuesit e kësaj vepre i quajmë artistë të mëdhenj dhe autorin e saj një shkrimtar me talent.

Unë mora vetëm një shembull, pse ne kemi plot autorë dramash, komedish, tregimesh, romanesh e gjini të tjera, që janë me shumë talent”, shkruante ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *