Koço Qendro: Si më qëlloi Pirro Mani i tërbuar, me shpullë
Aktori i njohur Koço Qendro, sot 98 vjeç, gjatë një interviste për RTSH, ka kujtuar dhe si e ka qëlluar njëherë me shpullë, i madhi Pirro Mani.
“Do luanim një film dhe Pirro Mani tha po nuk më pëlqeu pjesa dhe të kem këllqe ta vë në skenë dhe po s’më pëlqyen aktorët që do lozin, se tek e fundit do lozin ata, tha, se ata e kanë në dorë suksesin.
Thashë po e bëj dot unë?
E di unë tha, që ti e bën.
Atëhere kishte marrë një film sovjetik dhe i lamë provat, hajde tha ta shikojmë.
Duke dalë tek shkallët e teatrit, thashë po kthehëm unë.
I thashë regjisor, me leje.
Ça do, më tha?
Ka mundësi i thashë, të mos vi ta shikoj atë filmin.
Pse tha, çfarë pune ke?
I thashë, e kam një arsye.
Thuaje, më tha, çfarë ke?
I thashë nuk dua të vi të shoh atë filmin sovjetik.
Më pa i habitur dhe më dha një shpullë me gjithë shpatull.
Nuk do vish tha, atë dua dhe unë.
Ishte i vetmi regjisor që nuk thoshte bëje si them unë, po bëje si do ti”, rrëfeu ai.