6 Dhjetor, 2024

Këngëtari nga Kosova akuzon: Shqiptarët e Tiranës nuk na duan

 Këngëtari nga Kosova akuzon: Shqiptarët e Tiranës nuk na duan

Anxhela Peristeri dhe Alban Ramosaj kanë kritikuar kolegun e tyre Mentor Haziri pas akuzave të këtij të fundit se “Festivali i RTSH-së nuk i do shqiptarët e Kosovës”.

Në një koment në postimin e Mentor Hazirit, Alban Ramosaj shkruan se me këto komente ai “po nxit ndarje, helm e urrejtje mes “dy kombeve”, kur  në fakt jemi 1”, ndërsa i konsideroi si të pavend deklaratat e këngëtarit.

“Fakti që po komentoj është se pikë së pari po nxit ndarje, helm dhe urrejtje mes “dy kombeve”, kur në fakt jemi 1 dhe komentet e tua janë të pavend.

Dhe pikë së dyti, fakti që nuk je pranuar duhet të ketë arsye, mesa dy unë (s’kam kontakt brenda, por me fjalë e kam dëgjuar), nuk lejohen kredite nga të huaj për shembull kompozitor, orkestrues etj., s’jam i sigurte për këtë të fundit, sidoqoftë e vetmja gjë amatoreske aty është reagimi yt. Më vjen keq që po e ndan këtë anë tënden me publikun dhe po jep shembullin për ata ndjekës dhe fansa që ke”, komentoi Alban Ramosaj.

Mentor Haziri iu përgjigj Alban Ramosajt duke i komentuar: “Të uroj vendin e parë, kam qejf të shkëlqesh kudo që shkon. Kënga duhet të ishte shkruar nga artistë shqiptarë me tekst e muzikë, që gjë është, kjo e konfirmuar kur bëra hyrjen dhe isha ok nga stafi i RTSH, dmth tekst e muzikë nga unë, kurse orkestrimin mund ta bësh edhe në Afrikë nëse dëshiron.

Por zgjedhja kur u bë, ishte më mirë ta eliminojmë Mentorin që në fillim, pastaj s’kemi çfarë bëjmë. Së dyti jeton shumë vite në Tiranë dhe ke pasaportë shqiptare, tani je shqiptar me letra. Kjo mos zgjedhja ime është më se e qëllimshme dhe shumë mirë e planifikuar, edhe ti këtë e di shumë mirë, më mirë se unë. Kurse për ndarjen mos u shqetëso, e di më mirë se ti sepse duhet një artist që t’ia thotë troç atij stafi të RTSH-së që mendojnë të përulin artistët në këtë mënyrë. Nuk më ikën mua ky mashtrim, ashtu siç mendonin ata.”

Ndërkohë Anxhela Peristeri është shprehur se mbështetja nga artistët shqiptarë nuk i ka munguar, duke kërkuar të mos nxjerrë vrer për kombin shqiptar, por të gjejë gabimin tek vetja “pasi asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një këngë të bukur e sidomos zërin e tij, pa arsye”.

“Po më vjen vërtet keq që po lexoj këtë status nga ti Mentor! Kam qenë prezente në finalen e Këngës Magjike 2017 kur ke fituar çmimin “Zëri më i mirë mashkullor) dhe gjithashtu kam qenë prezente dhe në koncertin tënd recital ne Katedralen Orthodokse se Tirane, ku mbështetja nga artistet shqiptarë nuk të ka munguar. Të gjithë kemi pasur zhgënjime në karrierë por nuk kemi fajësuar kombe.

Të këshilloj ta kërkosh gabimin tek vetja fillimisht, pastaj të nxjerrësh vrer për kombin shqiptar. Unë jam fituesja ne fuqi e atij festivali siç e quan ti “të korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as ne finale. Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një këngë të bukur e sidomos zërin tënd, pa arsye”, shkroi ajo.

Mentor Haziri vazhdoi të mbrojë projektin e tij, si edhe idenë që “festivali i RTSH-së, është i korruptuar deri në palcë”, teksa theksoi se edhe vetë Anxhela Peristeri e di këtë gjë.

“Do e shohësh nesër kur ta lansoj klipin e këngës në fuqi dhe do e vërtetosh këtë që ke lexuar. Të ftoj ta dëgjosh këngën kolege e dashur kurse sa i përket gabimin tek vetja e vërteton edhe këtë nesër po ashtu kur ta dëgjosh këngën. E sa i përket atij festivali ai është i korruptuar e dashur deri ne palcë dhe ti e di më mirë se unë këtë”, iu përgjigj artisti.

Teksa quajti “komisioni të turpit” Ardit Gjebrean dhe Elton Dedën, Mentor Haziri shkroi në një postim në Instagram, se me krijimin e Festivalit të Kosovës, Shqipëria do humbasë shumë artistë kosovarë.

“Kënga ime e re e shkruar nga unë dhe e orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk u pranua në FEST RTSH pa dhënë asnjë arsye të vetme. Në të kaluarën më kanë thënë që është festival i ndyrë dhe i zhytur në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para, kurrë s’kam besuar sepse jam rritur duke e parë atë Festival me këngëtarë të vjetër dhe ikona të asaj kohe. Sot fatkeqësisht e vërtetova atë të keqe dhe po ashtu vërtetova që ai festival nuk i do shqiptarët e Kosovës aty sepse bëjnë konkurrencën. 

Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, këtu dua edhe të dal. Një gjë dua të theksoj që kosovarja Rona Nishliu ju zbardhi fytyrën në Eurovision dhe sot performanca e kënga e saj kosovare dëgjohet ende nëpër botë dhe është këngë historike e Eurovisionit. Marre ju qoftë, komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës, sa që nuk ja dhatë as mundësinë të garojë me të tjerët sepse jeni mësuar me festival orgjish playback-u, gjë që fatkeqësisht nuk e bëj dot, por këndoj live. 

Dhe mos harroni shumë shpejt në Kosovë do të mbahet Festivali i cili përfaqëson Kosovën në Eurosong. Dhe ju do të humbni shumë nga artistët kosovarë të cilët që nga viti 2000 sollën Pop-in, Rock-un, Hip-Hop-in, Jazz dhe Funk në muzikën e Shqipërisë. Kjo këngë do të vijë së shpejti me videoklip dhe do e shikoni arsyen pse këta nuk pranuar sepse frikësohen nga e mira, origjinalja, nga muzika e vërtetë, prandaj turp amatorë. Kam filluar të besoj në kombin kosovar”, shkroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *