13 Dhjetor, 2024

Jeta e re e Luiza Xhuvanit, pas dramave familjare

 Jeta e re e Luiza Xhuvanit, pas dramave familjare

Emri i saj është i skalitur në memorien e publikut shqiptar si një ndër aktoret më të dashura të publikut.

E kemi fjalën pikërisht për Luiza Xhuvanin, e cila ndër vite ka spikatur me rolet e saj në filma, por edhe teatër. Por në jetën e saj personale, nuk ka pasur gjithmonë kaq sukses. Prej vitesh emri i saj është lakuar në media si protagoniste në një sërë dramash, apo tragjedisë.

Gjithçka nisi me vrasjen e shumëfishtë që djali i saj beri, çfarë edhe e detyroi të tërhiqej nga posti si deputete. Vite më pas, nga kjo dramë e madhe në familjen e saj, bashkëshorti i Luizës, Gjergj Xhuvani u nda nga jeta duke e thelluar edhe më shumë dramën në familjen e saj. Kohë pas këtyre dy ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e saj, Luiza Xhuvani vijoi sërish aktivitetin skenik dhe jetën artistike.

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private, aktorja është rikthyer në teatër. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë pas shumë kohësh në një dalje të saj në ditë të zakonshme. Aktorja e dashur duket në formë të mirë fizike, ku edhe është kombinuar mes tonaliteteve të blusë. Krejt e vetme dhe e pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve, aktorja ka vijuar në rrugën e saj.

Prej vitesh tashmë imazhi i saj është tërësisht i pandryshuar, duke ruajtur në njëjtën fizionomi dhe linja të mira. Përgjithësisht ishim mësuar ta shikonim të veshur disi formale, ndaj edhe na bëri pak habi teksa pamë versionin e saj sportiv, që duhet thënë i shkon shumë përshtat aktores.

Në rrëfimet e rralla të Luizës, ajo ka preferuar që të qëndrojë brenda kornizave të profesionit të saj, duke preferuar që mos të prekë asgjë sa i përket jetës private. Në një rrëfim të disa kohëve më parë, Xhuvani ka zbuluar se në fakt ajo sot do të ishte një mjeke ose inxhiniere, por për shkak të biografisë së keqe e cila në kohën e diktaturës i kufizonte të rinjtë të studionin, u bë aktore.

“Shkak që jam sot aktore, në mënyrë paradoksale, m’u bë edhe biografia. Kam jetuar e ndarë nga im atë, kam jetuar vetëm me nënën. E kam ndier mungesën e tij fizike, por jo atë shpirtërore. Kam gëzuar mbiemrin e tij. Për fatin tim të keq, vëllai i tim eti, dikur partizan, është pushkatuar nga regjimi komunist. Mbase do të kisha dashur të vijoja për një degë tjetër, mjekësi apo inxhinieri, por e vetmja mënyrë ishte të konkurroja dhe të gjitha të tjerat do të më ishin refuzuar.

Konkurrova, fitova… Më kujtohen dy anëtarë jurie që më pas u bënë pedagogët e mi, Timo Flloko dhe Skënder Plasari. Më kanë shoqëruar me shumë dashuri ato kohë e deri në vitet që flasim. I kam bërë studimet në vitet ‘82- ‘86. Megjithëse kohë shumë e vështirë për ne që ishim konviktorë dhe që mua vazhdonte të më përmendej historia e biografisë, por përsëri them që kanë qenë 4 vitet më të bukura të jetës sime. Më dukej ëndërr që po studioja për aktore, ishte fat shumë i mirë. Një student, që të funksionojë, duhet të adhurojë pedagogët e vet dhe unë e pata këtë fat; ata ishin Timo Flloko, Drita Pelinku, Vera Zheji dhe Kadri Rroshi”, – pati deklaruar në atë kohë Luiza Xhuvani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *