4 Dhjetor, 2024

Intervista e fundit e Jorgo Papingjit nga spitali: Kam probleme me mushkëritë, por do ia dal…

 Intervista e fundit e Jorgo Papingjit nga spitali: Kam probleme me mushkëritë, por do ia dal…

Autorët nuk vdesin kurrë dhe i tillë do të mbetet, Jorgo Papingji, i gjallë mes artdashësve me veprat e shumta që ka lënë pas.

“Mjeshtri i Madh” gjithmonë emociononte me krijimet e tij dhe një gjë të tillë bëri dhe 4 muaj më parë teksa kurohej për problemet shëndetësore në mushkëri.

Nga spitali ku po kurohej, Papingji kishte një përshëndetje speciale për Rudina Magjistarin, të cilës i tha që i sjell një pranverë të bukur, pavarësisht se ku ndodhej.

Kjo, pasi Papingji dhe pse sëmurë, kishte bërë një këngë për Devis Xherahun dhe Endri Prifti.

Devis Xherahu: Fillon Jorgo merr letër dhe doli letra miku im. E mora në telefon pastaj.

Endri Prifti: Ishte ora 10 e natës. Të dua patjetër tha se kam diçka. Pastaj shkova nga liqeni, në makinë aty ma vë këngën dhe më pëlqeu shumë. Ishte këngë e mrekullueshme.

Rudia Magjistrari: Një këngë shumë e bukur.

Devis Xherahu: Teksti Jorgo Papingji, muzika ështe e imja dhe e orkestruar nga miku ynë, Gent Myftaraj. Meqenëse jemi këtu tek miku Jorgo Papingji, kishte diçka për ty sepse në këtë këto momente ndodhet në spital, ka një problem shëndetësor.

Jorgo Papingji: Rudina të përshëndes, bile je njeriu që në këtë ambient ku jam futur këtu më sjell një pranverë të bukur. Të përshëndes me gjithë shpirt.

Rudina Magjistari: I dashur Jorgo të uroj shëndet poetit tonë të madh të këngëve sepse ka shkruar mrekullira, perla të vërteta për muzikën e lehtë shqiptare. Sa me fat që bashkëpunoni ju me to. Çfarë kishte Jorgo?

Jorgo Papingji: Problem mushkërie, por them se do të kalojë.

Rudina Magjistari: E përshëndesim shumë dhe i urojmë shëndet Jorgo Papingjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *