6 Dhjetor, 2024

I biri rrëfen historinë e panjohur të Zef Dedës: E kuruan si të sëmurë mendor sepse kishin frikë mos arratisej

 I biri rrëfen historinë e panjohur të Zef Dedës: E kuruan si të sëmurë mendor sepse kishin frikë mos arratisej

Ai është një nga aktorët e humorit më të suksesshëm të viteve të fundit. E kemi fjalën për Julian Dedën, që dashurinë për artin e ka trashëguar nga artisti i mirënjohur, Zef Deda, që e merrte me vete në teatrin “Migjeni” qëkur ishte fëmijë.

Jul Deda ishte i ftuar së fundmi në “S’e luan topi” ku ka rrëfyer një moment tejet të vështirë kur i ati pati një problem shëndetësor me këmbën, por e trajtuan me medikamente për të sëmurët mendorë nga frika se mos arratisej jashtë vendit.

I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi rreth kësaj çështjeje, Juli tregoi:

“Kam qenë 5 apo 6 vjeç, nuk e mbaj mend mirë. Im atë u sëmur dhe rrinte shumë në shtëpi.

Nuk doli më në televizor për një vit, pastaj iku me kurime jashtë, një herë në Vjenë dhe më pas në Hungari.

Ne ishim vetëm me mamin. Mendja na rrinte gjithmonë atje.

Kjo ishte periudha më e vështirë e jetës tonë sepse ai dëmtim që kishte në këmbë, në atë kohë nuk mund të bëhej në Shqipëri dhe mund t’i merrte edhe jetën.

Konjukturat e asokohe e çuan në spital, madje e kuruan edhe për të sëmurë psikik sepse thoshin që ky bën kështu sepse do të dalë jashtë shtetit.

Do të arratiset  dhe shtiret sikur i dhemb këmba. Ata mendonin se donte të ikte, pasi problemi që kishte në këmbë ishte ende i panjohur dhe i pakurueshëm për mjekësinë këtu te ne.

Në fakt ai kishte thjesht këmbën dhe e nisën atëherë jashtë vendit kur e panë që nuk doli në televizor natën e Vitit të Ri. Dhe po të mos dilje në televizor natën e Vitit të Ri, për një aktor, kishe probleme.

Kur nuk doli u shqetësua Byroja Politike. Atëherë nuk ishte si tani që mund të mos dalësh nga 4 vite në skenë dhe s’kujtohet njeri për ty. Atëherë kujtoheshin.

Pyetën ku është ky? Dhe iu thanë që është keq nga këmba në shtëpi. Pastaj e dërguan në Hungari dhe madje edhe atje me diagnozën i sëmurë psikik, derisa mjekët e vunë re vetë se çfarë kishte dhe e kuruan”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *