6 Tetor, 2024

Historia e “Gjeneral Gramafonit”: Bujar Lako ndenji për javë të tëra 24 orë rresht me Laver Bariun

 Historia e “Gjeneral Gramafonit”: Bujar Lako ndenji për javë të tëra 24 orë rresht me Laver Bariun

Filmi i njohur “Gjeneral gramafoni” pati një jehonë të gjerë si brenda dhe jashtë vendit.

Pas shfaqjeve në Shqipëri, filmi do të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ballkanik (1979) në Stamboll të Turqisë ku do të merrte Diplomë Nderi, duke u vlerësuar si film shumë i arrirë edhe nga kritikët që ndiqnin festivalin.

Një nga pyetjet që iu bë regjisorit Viktor Gjika gjatë konferencës për shtyp ishte edhe ajo nga kritiku amerikan Borman:

“𝑁𝑎 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑛𝑖, 𝑗𝑢 𝑙𝑢𝑡𝑒𝑚, 𝑠𝑖 𝑒 𝑘𝑡ℎ𝑦𝑒𝑡 𝑘𝑙𝑎𝑟𝑖𝑛𝑒𝑡𝑖𝑠𝑡𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑎𝑘𝑡𝑜𝑟?”

Dhe përgjigja e Gjikës:

– “𝑈𝑛𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡’𝑗𝑢 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗 𝑠𝑖 𝑒 𝑘𝑡ℎ𝑒𝑣𝑎 𝑎𝑘𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑙𝑎𝑟𝑖𝑛𝑒𝑡𝑖𝑠𝑡” – shkaktoi hilaritet në sallë.

Një vlerësim ndërkombëtar për artistin e madh Bujar Lako i cili punoi dhe jetoi 24 orë në 24 me virtuozin Laver Bariu përgjatë gjithë fazës parapërgatitore të filmit për të interpretuar mjeshtërisht kabatë e mrekullueshme me klarinetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *