6 Tetor, 2024

Historia e dy aktorëve të njohur shqiptarë – Eni e njohu si pedagog dhe iu duk i shëmtuar, Genci tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para

 Historia e dy aktorëve të njohur shqiptarë – Eni e njohu si pedagog dhe iu duk i shëmtuar, Genci tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” kanë qenë të ftuar Genc Fuga me Eni Janin, ku nuk ka munguar dhe historia e njohjes së tyre që në universitet, kur Genci ishte pedagog dhe Eni studente.

Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës?

Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha etiketën pedagog, nuk më interesonte fare fati invidual i studentes, mbetesha vetëm tek studentja.

Eni Jani: Në momentin kur u bëmë kolegë, filloi të më shikonte me sy tjetër.

Orinda Huta: Në ç’kuptim, si po e shikoje?

Genci Fuga: Një shok i joni i përbashkët, në një set xhirimi u kthye Neri, tha ore ti e ke pasur studente ti këtë? Eee i thashë unë e kam pasur.

Ore nuk është keq kjo, ky ishte momenti që të heqësh një etiketë, titra kam qejf unë, të heqësh titrat e një studente dhe të vesh titrat kolege.

Gjatë bisedës, Eni ka treguar se kur e ka parë në universitet, Genci kishte flokë, por i dukej i shëmtuar dhe nuk mendonte se një ditë do dashuroheshe me të.

Eni Jani: Kishim provim, Genci jepte Fjalë Artistike dhe isha me një studente tjetër, po prisnim që të vinin pedagogët dhe ishim në katin e dytë në Akademi.

Vjen në atë moment Mira Bahiti, se Mira na jepte Fjalën Artistike, dhe Genci. Genci me një pardesy të gjatë që e mora vesh më vonë se ishte kthyer nga Londra, me studime nga Londra dhe i hapej pardesyja kur ecte.

Atëherë kishte dhe flokë. Më thotë kolegia, sa i mirë është ky Genci, thashë ku e ka të mirën ky me, ky është i shëmtuar.

Genci Fuga: Ja çfarë ka thënë Eni. Po Eni e kërkoi puthjen e parë pastaj.

Eni Jani: E dija që do e thoshte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *